“Tradhtar”- Vizitoi Ukrainën, Elon Musk përplaset ashpër me senatorin në SHBA

11 Mars 2025 | 14:01

Elon Musk ka sulmuar senatorin amerikan Mark Kelly, duke e etiketuar si “tradhtar” pas vizitës së tij të fundit në Ukrainë.

Kjo bëri që një debat i ashpër të shpërthente mes miliarderit dhe politikanit demokrat në SHBA.

Mark Kelly, senator nga Arizona dhe ish-pilot luftarak i marinës amerikane, realizoi vizitën e tij të tretë në Kiev këtë muaj, ku u takua me ushtarë të plagosur dhe zyrtarë ukrainas. Pas kthimit, ai shkroi në platformën X: “Ajo që pashë më dëshmoi se ne nuk mund të heqim dorë nga populli ukrainas.”

Ai gjithashtu bëri thirrje për dhënien e garancive ë sigurisë për Ukrainën në çdo marrëveshje paqeje.

“Asnjë marrëveshje nuk mund të bëhet në dëm të sigurisë të Ukrainës”, tha Kelly.

Elon Musk, i cili është gjithashtu drejtues i Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë, nën administratën Trump, reagoi ashpër në X.

“Ti je një tradhtar”, iu drejtua Musk senatorit.

Kelly iu përgjigj: “Tradhtar? Elon, nëse nuk e kupton se mbrojtja e lirisë është një parim bazë i asaj që e bën Amerikën të madhe dhe na mban të sigurt, mbase duhet t;ua lësh atyre që e kuptojnë. Nuk je një djalë serioz”.

Përplasja ndodhi pas një sulmi kiberneti ndaj platformës X, për të cilën Musk tha se u organizua nga territori ukrainas.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026

Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda

Një tren mallrash në Kanada është përfshirë nga flakët për shkak të një zjarri të madh. Sipas mediave ndërkombëtare, punëtorët sapo janë përfshirë nga zjarri...
19:40 | 15/07/2026

Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro

Qeveria gjermane planifikon të rrisë taksën mbi produktet e duhanit më shumë sesa ishte parashikuar fillimisht, si pjesë e masave për mbrojtjen e shëndetit publik...
18:29 | 15/07/2026