Tradita popullore në Gjirokastër, turistët interes për të vizituar muzeun etnografik
Turistët shqiptarë dhe të huaj që vizitojnë Gjirokastrën kanë një interes të lartë për tu njohur me traditën popullore dhe etnografinë. Kjo gjë vihet re në numrin e lartë të vizitorëve në muzeun etnografik të qytetit
Vlerat e traditës popullore, etnografisë dhe folklorit po kthehen në pika të forta për tërheqjen e turistëve kryesisht të huaj në Gjirokastër. Në mjediset e Muzeut Etnografik në këtë qytet, vizitorët marrin një informacion të gjerë për elementët e traditës popullore shqiptare.
“Ka një feeback shumë të mirë përsa i përket pjesës së trashëgimisë materiale pra kostumeve popullore nga të gjitha zonat e vendit por radhe Gjirokastrës por nuk harrojmë të përmendim më kryesoren që është trashëgimia kulturore materiale vallja dhe muzika folklorike e Gjirokastrës. Kemi parë një rritje të vizitueshmërisë veçanërisht në javën e festivalit folklorik të Gjirokastrës, veçanërisht përveç numrit të vizitueshmërisë kemi parë interesin që kanë pasur vizitorët tanë për pjesën e trashëgimisë jo material.”- tha Iris Shane Cicerone,
“Kemi dëgjuar, kam parë shumë edhe në internet, tani edhe në Pazarin e vjetër aty kemi parë disa, kemi bërë disa foto me kostumet popullore dhe vendosëm që të vijmë në Muzeun Etnografik që ti shikojmë dhe të shikojmë edhe bukurinë e traditës shqiptare.”- u shpreh turisti nga Kosova.
“Është shumë interesante dhe të jep një ndjesi të mirë këta elementë të kulturës shqiptare dhe ishte shume e veçantë për ne. vijmë nga Belgjika dhe është hera e parë qe ndodhemi këtu, Për ne ishte një mundësi e mirë, është një muze i veçantë, origjinal kështu që kemi fjalët më të mira për të thënë.”- nënvizoi turisti nga Belgjika.
Në Pazarin karakteristik të Gjirokastrës tashmë ushtrojnë aktivitetin disa qendra artizanati të punimeve tradicionale apo veshjeve popullore të cilat shërbyen si ndalesa interesante për grupet turistike
“Janë shumë të interesuar nga të gjitha gjermanët, francezët, amerikanët polakët janë ulur këtu dhe mësojnë diçka nga kjo punë, janë shumë të interesuar, janë shumë të kënaqur me këtë punë”- tha Desdemona Paskali, artizane e punimeve tradicionale.
Përgjatë 7 muajve të këtij viti qytetin e gurtë e kanë vizituar rreth 90 mijë turistë.
LEXONI GJITHASHTU:
Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
Dorëshkrimi i panjohur i Mozartit zbulohet në Francë, shtatë vepra të reja dëgjohen për herë të parë
INSTAT: 1,5 milionë vizitorë në institucionet e trashëgimisë kulturore gjatë 2025-ës
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve