Trafik droge me Habilajt, ish-shefi i policisë Dhërmi rekurs në Gjykatën e Lartë

14 Qershor 2023 | 11:02

Sokol Bode i është drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë, ku kërkon prishjen e vendimit te Apelit të Posaçëm që e dënoi me 8 vite burg, ish-shefin e stacionit policor të Dhërmiut.

Kërkesa e tij për prishje të vendimit do shqyrtohet nga anëtari i Gjykatës së Lartë, Ilir Panda. Në janar të këtij viti Bode u dënua me 8 vite heqje lirie me vendim të formës së prerë, ndërsa beteja e tij tashmë do vijojë në shkallën më të lartë të gjyqësorit.

Ai akuzohet për trafik narkotikësh, i implikuar në organizatën kriminale të drejtuar prej vëllezërve Moisi dhe Florian Habilaj.

Sokol Bode u arrestua në gusht të vitit 2022 pas 5 viteve në arrati.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026