Trafik droge nga Shqipëria, 13 të arrestuar në Itali. Hetimi nisi pas sulmit me armë

3 Prill 2024 | 14:13

13 persona kanë rënë në prangat e Policisë italiane, pasi dyshohen si pjesë e një rrjeti të trafikut ndërkombëtar të drogës të ardhur nga Shqipëria.

Sipas mediave të huaja, mëngjesin e sotëm 80 karabinierë nga komanda Latina dhe Catania në Itali u angazhuan në operacionin për ekzekutimin e 13 urdhër arresteve.

Kilogramë droge të ardhur nga Shqipëria, fshiheshin në kamionë falë vende të improvizuara brenda tyre. Bëhet fjalë për kokainë, hashash dhe marijuanë gati për t’u shitur në zonën Pontine midis Fondi dhe Terracina, një treg veçanërisht i lulëzuar sipas hetuesve.

Të arrestuarit janë të gjithë me banim në Fondi, me disa precedentë të veçantë dhe prej vitesh konkurrojnë për tregun vendas. Vetëm një prej tyre, disa kohë më parë, ishte zhvendosur në Caltagirone, në provincën e Katanias dhe ishte nën vëzhgim nga karabinierët vendas.

Hetimi lindi nga një sulm me armë, i kryer nga rivalët, në tetor 2020. Nuk u raportua për të lënduar apo të vdekur dhe ngjarja mbeti e mbuluar në heshtje.

Karabinierët e komandës Latina, megjithatë, kuptuan se një luftë po zhvillohej për kontrollin e zonave të trafikut të drogës në zonën e Pontines, duke kapur gjithashtu disa ngarkesa droge që mbërrinin në Fondi. Gjatë këtyre viteve të hetimeve, policia ka sekuestruar edhe armë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026

“U miratua marrëveshja me Slloveninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë këtë të mërkurë, në një deklaratë për mediat, njoftoi se është miratuar...
13:15 | 15/07/2026