Trafik i rënduar në hyrje të Elbasanit, bllokohet qarkullimi i automjeteve

13 Dhjetor 2025 | 17:27

Mesdita e kësaj të shtune është shoqëruar me trafik të rënduar në aksin rrugor nga Tuneli i Krrabës në drejtim të Elbasanit.

Problematika më e theksuar paraqitet në zonën e njohur si “Hinka e Shijonit”, pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, rreth 4 kilometra nga hyrja e qytetit të Elbasanit, ku qarkullimi i automjeteve është thuajse i bllokuar.

Sipas burimeve në terren, shkak i situatës është fluksi i lartë i mjeteve që lëvizin nga Tirana drejt zonave të Juglindjes, kryesisht për udhëtime fundjave. Për menaxhimin e trafikut, në zonë janë angazhuar shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po punojnë për normalizimin e qarkullimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026