Trafik i rënduar në Korçë, ja rrugët më problematike

14 Gusht 2023 | 10:50

Vazhdon të jetë i rënduar trafiku në qytetin e Korçës. E gjithë kjo vjen për shkak të hyrjeve të shumta të emigrantëve por dhe shtetasve të huaj nga pikat kufitare të juglindjes se vendit.

Me të ngarkuara janë rrugët kryesore të këtij qyteti, në veçanti rruga “Fan Noli” dhe Bulevard “Republika”.

Për policinë e qarkullimit kjo ngarkesë vjen edhe për shkak se drejtuesit e mjeteve përdorin pak dy unazat e qytetit të Korçës, unazën e madhe dhe unazën e vogël që ndodhet mbi këtë qytet.

Policia dhe njëherë tjetër u kërkon drejtuesve të mjeteve të përdorin rrugët e tjera alternative brenda qytetit për të shmangur sa më shumë fluksin në këtë sezon turistik.

Për të normalizuar situatën janë të angazhuara jo vetëm policët e sektorit të qarkullimit por dhe ato të rendit.

Fluks i lartë lëvizjesh edhe në aksin nacional Kapshticë – Qafë Thanë, aks i cili monitorohet nga tre postblloqe të policisë rrugore, përfshi këtu monitorim me radar dhe makina inteligjente

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026