EMRAT| Sekuestrohen 26 kg kanabis në Korçë, arrestohen 4 persona
26 kilogramë kanabis janë sekuestruar në Korçë ndërsa 4 persona janë arrestuar pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin magazinonin lëndën narkotike pranë Qendrës së Rasatit të Koranit, në Pogradec për ta trafikuar atë, me varka peshkimi, drejt RMV-së.
Dy prej të arrestuarve janë punonjës të qendrës dhe pagueshin 500 euro për kilogramë.
Së bashku me lëndën narkotike u sekuestruan 1 varkë peshkimi, 2 automjete dhe 4 celularë.
Ardian Toska, 51 vjeç, Aurel Toska (punonjës pranë Qendrës së rritjes së Rasatit të Koranit), 43 vjeç, Roni Sulollari, 45 vjeç, Tane Bllazhe (punonjës pranë Qendrës së rritjes së Rasatit të Koranit), 53 vjeç janë katër shtetasit që ranë në prangat e policisë.
2 vëllezërit, Ardian dhe Aurel Toska siguronin lëndën narkotike që do të trafikohej dhe e magazinonin atë në afërsi të Qendrës së Rasatit të Koranit, në Pogradec. Më pas lënda narkotike trafikohej drejt RMV-së, me varka peshkimi që drejtoheshin nga shtetasit Roni Sulollari dhe Tane Bllazhe.
Vijojnë hetimet për identifikimin dhe për arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
LEXONI GJITHASHTU:
Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës (VIDEO)
Protestuesit marrin banderolën nga ambientet e Politeknikut, e valëvisin në shesh (VIDEO)
- 22:36 Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
- 22:28 Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
- 22:20 Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:11 Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 22:08 “Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
- 22:00 Eurodeputetja iu bashkua fotos me Arlind Qorin, kreu i “Lëvizjes Bashkë” sqaron foton me grusht