S’i dhanë dokumentet e makinës policëve që i ndaluan, e “pësojnë” të rinjtë në Korçë

12 Gusht 2023 | 17:09

Dy të rinj janë proceduar penalisht nga policia e Korçës, pasi refuzuan urdhërin e policisë për të kontrolluar dokumentacionin e mjetit.

Shtetasit A. T., 29 vjeç dhe N. Zh., 29 vjeç, të dy banues në Korçë, teksa po lëviznin në bulevardin “Republika”, kanë kundërshtuar efektivët e policisë që i ndaluan për kontroll.

Uniformat blu nisin një procedim penal ndaj tyre dhe referuan rastin në prokurori. Të rinjtë do të hetohen në gjendje të lirë për kundërshtim të uniformave të policisë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. T., 29 vjeç dhe N. Zh., 29 vjeç, të dy banues në Korçë, pasi në bulevardi “Republika”, teksa lëviznin me automjet, kanë kundërshtuar urdhrin e punonjësve të Policisë, për kontrollin e dokumentacioneve të këtij automjeti”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00

Një detaji i ri nga protesta është se të martën protestuesit kanë njoftuar se do të zhvillojnë edhe një protestë para Parlamentit. Protesta do të...
22:11 | 29/06/2026

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës (VIDEO)

Mbrëmjen e kësaj të hënë ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Pas disa orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar me agjendën e...
21:58 | 29/06/2026

Protestuesit marrin banderolën nga ambientet e Politeknikut, e valëvisin në shesh (VIDEO)

Pas hyrjes në ambientet e Politeknikut, një grup protestuesish kanë arritur të marrin banderolën e cila u hoq në murin kryesor të Universitetit. Ata u...
21:15 | 29/06/2026