Trafik kilometrik në Kapshticë, qytetarët me orë të tëra në radhë për të kaluar në Greqi
Trafiku kilometrik në pikën e kalimit kufitar të Kapshticë është bërë realiteti i përditshëm i shqiptarëve apo emigrantëve të cilët duan të kalojnë nga Shqipëria në Greqi.
Sipas tyre, çdo ditë detyrohen të presin për me tepër se dy orë në tokën neutrale pasi policët e kufirit grek punojnë me sportele të reduktuara ndërsa vështirëson kalimin në kohë edhe sistemi i ri i aplikuar për vendet Shengen.
Këto pamje vijnë nga dita e sotme në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, ku radha afrohet deri në doganën shqiptare ndërsa pala greke punon vetëm me një sportel.
Ka pasur herë pas here takime të njëpasnjëshme lidhur me këtë problem, por ende nuk ka një zgjidhje.
Deri atëherë, emigrantët shqiptarë në Greqi apo dhe shqiptarët që shkojnë shpesh në tokën greke për t’u furnizuar me ushqime duhet të presin për më tepër se dy orë në kufi.
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Dyshime për abuzim me fondet, shkarkohet drejtoresha e filialit të Postës në Durrës
Shëngjin, Policia monitoron ndotjen akustike dhe zbatimin e orarit të muzikës
- 14:42 Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
- 14:36 Tha se do ta kishte “spastruar etnikisht” Kosovën, BE-ja dënon deklaratën e ministres serbe
- 14:30 Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
- 14:27 Britania shpalli Gardën Revolucionare Islamike organizatë terroriste, reagon Irani
- 14:21 Haaland kthehet në Norvegji pas eliminimit nga Kupa e Botës, bëhet sërish viral me “mikun” e tij
- 14:03 Zvicra heton Google për konkurrencën në Android