Trafikoi mbi 1.3 ton kokainë, sulmuesi i njohur dënohet me 6 vite burg
Prej 2014-ës deri në vitin 2021, Quincy Promes ka luajtur plot 50 ndeshje me kombëtaren e tulipanëve, por tanimë është dënuar me 6 vite burg. Sulmuesi holandez që aktivizohet në Superligën ruse me Spartak Moskën është dënuar nga gjykata, pasi është përfshirë në kontrabandën e 1350 kilogramëve kokainë. Futbollisti i cili reklamon në rrjetet sociale jetën e tij luksoze më tepër se atë sportive u shpall fajtor së bashku me një tjetër person.
Ngjarja lidhet me vitin 2020, ku në janar në Antwerp u kapën dy sasi kokaine, prej 650kg dhe 713 kg. Emri i futbollistit u lidh me këtë ngjarje, por më pas me anë të metoda të përgjimit në makinën dhe telefonin e tij u konfirmua gjithcka, ku futbollisti zhvillonte komunikime për nisjen e drogës mbërritjen e saj apo dhe personat të cilat garantonin mbarëvajtjen. Droga në fjalë u nis nga Brazili me dy kontejnerë kripë, ndërsa u kap sapo mbërriti në port.
Kujtojmë se prokuroria kërkoi 9 vite burg, por gjykata vendosi ta dënojë me 6 vite futbollistin, i cili nuk është paraqitur në seancat gjyqësore. Kjo për faktin se ai ndihet i paprekshëm në Rusi, teksa diçka të tillë e reklamon dhe në rrjetet sociale. Hetimi zbuloi gjithashtu që Promes ishte i përfshirë dhe në Crypto, ndërsa ka bërë investime që i kalojnë qindra mijëra dollarë. Po ashtu në të shkuarën lojtari holandez është arrestuar dhe për plagosjen me thikë të kushëririt të tij, por më pas u la i lirë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rezultatet e Champions: Manchester City bën detyrën, Reali fitore mes polemikash
- Ndeshjet e Champions për këtë të martë, zbresin në fushë Bayern dhe PSG
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë