Trafikonin armë për mafian turke, dy të arrestuar në Greqi! Sekuestrohen 25 pistoleta
Autoritetet greke të shtunën pasdite kanë vënë në pranga dy persona. Operacioni u krye nga Departamenti për Luftimin e Trafikimit të Qenieve Njerëzore dhe Mallrave, pas informacioneve në lidhje me individë të dyshuar për përfshirje në importin dhe trafikimin e paligjshëm të armëve në Greqi, ku përfituesit ishin grupe kriminale turke.
Gjatë operacionit, oficerët e policisë gjetën dhe ndaluan një makinë në të cilën udhëtonte njëri prej dy të pandehurve. Në bagazh u gjet një çantë udhëtimi që përmbante 25 pistoleta.
Sipas policisë, armët dhe karikatorët e tyre ishin të mbështjella me paketim transparent prej najloni dhe nuk banin informacionin e prodhuesit ose shenja të tjera identifikimi.
Hetimi zbuloi përfshirjen e një personi të dytë, i cili u arrestua. Sipas Autoriteteve, ai dyshohet se a dorëzoi automjetin dhe armët shoferit i cili u arrestua fillimisht.
U sekuestruan gjithsej 25 pistoleta, 25 karikatorë, pesë telefona celularë dhe dy karta SIM. Policia sekuestroi gjithashtu automjetin e përdorur për transportimin e armëve.
Dy të arrestuarit po çohen në prokurori, ndërsa hetimet vazhdojnë për të përcaktuar të gjithë çështjen dhe lidhjet e mundshme me raste të tjera të trafikut të paligjshëm të armëve.
Mijëra persona në Marshin e Paqes në kujtim të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Trump kritika ndaj Iranit: Të këqinj dhe të sëmurë, shkelën armëpushimin
- 12:08 KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit në Kosovë
- 11:58 Hegseth anulon udhëtimin në Izrael, ndërsa tensionet me Iranin përshkallëzohen
- 11:41 Mijëra persona në Marshin e Paqes në kujtim të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë
- 11:31 Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
- 11:18 Propozimi për statusin e “Dëshmorit të Atdheut” për gjyqtarin Kalaja, reagon Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve
- 11:13 Shpërthim me tritol në një automjet në Krujë