Trafikonte në Shqipëri mjete të vjedhura nga Greqia, arrestohet 42-vjeçari
Policia e Sarandës ka arrestuar një 42-vjeçar që trafikonte në Shqipëri, automjete të vjedhura në Greqi, pasi i pajiste me dokumente false, me qëllim shitjen.
në pranga u vu shtetasi F. M., 42 vjeç, dhe u shpall në kërkim shtetasi A. M., 29 vjeç, të dy banues në Sarandë.
“Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, se disa shtetas ishin implikuar në veprimtarinë kriminale të trafikimit në vendin tonë, të automjeteve të vjedhura, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, finalizuan operacionin policor të koduar “Detect”. Në kuadër të operacionit u vu në pranga shtetasi F. M., 42 vjeç, dhe u shpall në kërkim shtetasi A. M., 29 vjeç, të dy banues në Sarandë. Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë trafikuar në Shqipëri, automjete të vjedhura kryesisht në Greqi, duke iu bërë ndryshime në elementet identifikuese dhe duke i pajisur këto automjete, me dokumente false, me qëllim shitjen në vendin tonë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete të dyshuara të vjedhura, tipe “Toyota” dhe “Peugeot”, me vlerë rreth 40 000 euro”, bëri me dije policia.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta