Greqia i përgjigjet Gjermanisë për Belerin: Është çështje e shtetit ligjor

14 Dhjetor 2023 | 16:47

Zëdhënësi i qeverisë greke, Pavlos Marinakis, ka reaguar në lidhje me deklaratat e kancelarit gjerman, Olaf Scholz se Shqipëria duhet të anëtarësohet në BE, madje duke anashkaluar veton greke.

Mediat greke shkruajnë se Marinakis, i është përgjigjur deklaratave të Scholz duke thënë: “Mendoj se nuk anashkalohet respektimi i rregullave të shtetit ligjor. Çështja e Fredi Belerit nuk është një çështje dypalëshe. Është çështje e shtetit ligjor. Kështu e trajtojmë dhe kështu do të vazhdojmë ta trajtojmë”.

Të njëjtën gjë deklaroi edhe kryeministri Kyriakos Mitsotakis në Samitin e të mërkurës BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, pasi sipas tij respektimi i sundimit të ligjit është kurorëzimi i procesit të anëtarësimit.

Mediat greke shkruajnë se qëndrimi i Greqisë po “vendos frenat” në negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Megjithatë, kancelari gjerman Olaf Solz deklaroi të mërkurën, ndër të tjera, se anëtarësimi i Shqipërisë në BE do të jetë një shpërblim për përpjekjet reformuese të viteve të fundit në vend.

“Kur një vend ka kaluar nëpër reforma të gjera, si në rastin e Shqipërisë, kjo duhet të njihet, përndryshe ekziston rreziku i pasojave të gjera në procesin e përgjithshëm të zgjerimit, të cilat ne nuk mund ta lejojmë”, tha Olaf Solz.

Sipas kancelarit gjerman, kjo panoaramë e përgjithshme është “shansi historik për të lidhur përfundimisht rajonin me Europën dhe për t’ia lënë të kaluarës problemet e së kaluarës”.

Kjo thirrje shkonte si në adresë të vendeve kandidate, por më tepër në adresë të vendeve antare të BE, që sipas Scholzit duhet të mundësojnë reformimin e brendshëm të unoinit. Konkretisht, kancelari gjerman kërkoi që për shumë hapa, në kuadër të procesit të zgjerimit, të hiqet rregulli i vetos.

“Nuk ka pse çdo vendim, si çelja apo mbyllja e kapitujve të negociatave, të varet nga çdo vend anëtar. Nëse vende, si për shembull Shqipëria, kanë bërë reforma të rëndësishme, kjo duhet të vlerësohet. Përndryshe, rrezikohet të dëmtohet i gjithë procesi i anëtarësimit dhe këtë nuk duhet ta lejojmë”, tha kancelari në mes të duartrokitjeve të shumë deputetëve në sallë.

Thirrjet e kancelarit socialdemokrat shkonin në adresë të Greqisë, e ciila ka kërcënuar se nuk do të lejojë çeljen e kapitullit të parë të negociatave me Shqipërinë, pa u zgjidhur çështja Beleri.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026