Pse refuzoni komisionet hetimore? Spiropali: Nuk mund të dalim kundër Kushtetutës
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, tha në një intervistë për Euronews Albania se nuk mund të pranojnë ngritjen e komisioneve të kërkuara nga opozita, pasi sipas saj ato shkelin kushtetutën.
Spiropali tha se ligji aktual ka përcaktime të qarta, pavarësisht se duhen bërë disa ndryshime për ngritjen e komisioneve hetimore, por edhe në kushtet e tanishme, kërkesat e opozitës nuk mund të plotësohetn.
“Unë nuk e di se çfarë provash kanë ata, por ka një ligj për komisionet hetimore, ato nuk janë deklarata partie por rregullohen nga ligjet. Ne duam të bëjmë atë për të cilën kemi rëndë dakord me opozitën, për ngritjen e komisionit “ad hoc”, ku ata nuk prezantuan dhe nuk erdhën.
Zonja Tabaku solli propozimet e saj, zoti Spaho propozimet e tij dhe në fund nuk e bën detyrën e tyre për të cilën janë zgjedhur të vinin në komisionin “ad hoc” dhe bashkërisht të ndryshonim ligjin siç është e nevojshme.
Ndërkohë edhe ligji aktual ka përcaktime të qarta. Ne nuk mund të dalim kundër kushtetutës, sepse deputetët e opozitës nuk kanë punë dhe i ka lënë Sali Berisha pa punë. Nuk mund të na kërkoni ne, atë që po ua bën nga mëngjesi në darkë, si në parti, si në Kuvend kryetari i palegjitimuar i partisë së tyre”,-tha Elisa Spiropali.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve