Trafiku i drogës Shqipëri-Itali, DIA: Brindisi pika kyçe, kujt i besohet transporti
Një raport i Antimafies Italiane tregon se grupet kriminale shqiptare vijojnë të furnizojnë shtetin fqinj me kanabis. Pika kryesore hyrëse është porti i Brindisit.
Për shtetet fqinje si Italia, grupet kriminale shqiptare vijojnë të konsiderohen si faktor kyç në tregun e kontrabandës së lëndëve narkotike.
Sipas raportit të vitit 2022 i drjetoirsë së Hetimit Antimafia të Italisë, brigjet e brindisit vazhdojnë të përdoren nga kriminelët shqiptarë si një vend zbarkimi strategjik për të kontrabanduar ngarkesa të mëdha marijuane.
Media italiane Telerama news i ka kushtuar një artikull të gjatë gjetjeve të këtij raporti të cilat flasin për 6 mujorin e parë të 2022-shit.
Në artikull shkruhet se shtetasit shqiptarë kujdesen për furnizimin me drogë nga vendi i origjinës, ndërsa aspekti logjistik dhe transporti i besohet italianëve.
Veç kësaj marrëdhënie, raporti evidenton se në lojë janë edhe interesa me grupe të tjera kriminale, kryesisht kalabrezë, përmes marrëdhënieve klientë/furnizues.
Operacionet e forcave policiore për të goditur krimin e organizuar në Brindisi, kanë dhënë ndikimin e tyre tek krerët e klaneve vendase. Çka do të thotë se mungesa e figurave të forta të këtyre klaneve, ose do të çojë në përhapjen e grupeve të vogla të trafikut të drogës, ose do të çojë në riorganizimin e aseteve kriminale.
Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit