Trafiku i tonelatave kokainë mes Shqipërisë e Italisë, del fotoja e “Visit të Pojës”
Euronews Albania ka siguruar dosjen e anti-mafias italiane mbi goditjen që iu dha një organizate kriminale italo-shqiptare që merrej me trafikimin e kokainës dhe heroinës.
Organizata me shtrirje ndërkombëtare u zbulua nga autoritetet italiane, pas një hetimi të thelluar të udhëhequr nga Prokuroria e Antimafias në Bari, në bashkëpunim me SPAK-un shqiptar dhe autoritetet gjermane.
Në qendër të hetimit nga autoritetet italiane janë 29 persona të dyshuar për përfshirje në trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, kryesisht heroinë dhe kokainë, me origjinë nga Shqipëria dhe Holanda, të destinuara për tregun italian. Bashkë me numrin e personave nën hetim në Shqipëri, numri total i urdhër-arresteve është 52.
Sipas dosjes hetimore, organizata kishte si drejtues kryesor shtetasin Xhevdet Troplini.
Ndërmjetësit kryesorë të Xhevdet Troplinit në këtë aktivitet dyshohet të kenë qenë Adi Çoba dhe Elvis Doçi, i njohur si “Visi i Pojës”.
Autoritetet italiane përmes dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani dhe përgjimet ambientale kanë arritur të dokumentojnë përfshirjen e Elvis Doçit në një episod të trafikut të drogës prej 8 kg kokainë në Itali, ngarkesë e trafikuar për llogari të grupit të lidhur me Adi Çobën, i cili është edhe një prej drejtuesve të grupit.
Dumani thotë se Poja ka një grup brutal, ndër më të fuqishmit që vepronin në Shqipëri, i cili ka qenë dominues në trafikun ndërkombëtar të drogës, fillimisht heroinë dhe më pas kokainë me tonelata.
në dëshminë e tij i penduari i drejtësisë e konsideron Elvis Doçijn një negociator të shkëlqyer për sa i përket trafikut të drogës.
“Visin e Pojës mund ta identifikoj shumë mirë. Visi është një negociator shumë i mirë për trafikun e heroinës. Pastaj në vitin 2013 ai la heroinën dhe filloi kokainën. Të gjithë e quajnë Visi di Poja. Poja është Xhevdet Troplini”, – tha Dumani.
Shqipëria priti 12% më shumë vizitorë në maj, rajoni verior shënoi rritje të lartë
35.4 mld lekë nga eksportet në qershor, rritje 13% nga shitja e karburanteve
Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan
- 18:21 Shqipëria priti 12% më shumë vizitorë në maj, rajoni verior shënoi rritje të lartë
- 18:13 35.4 mld lekë nga eksportet në qershor, rritje 13% nga shitja e karburanteve
- 18:05 Macron kundër sondazheve që nxjerrin fituese Le Pen në 2027: Mos parashikoni më të keqen për francezët
- 17:57 Hungaria nis hetimet ndaj ish-ministrit të jashtëm për lidhje të dyshuara me Rusinë
- 17:54 Gjuriç në Uashington, nis procesi i Dialogut Strategjik mes SHBA-së dhe Serbisë
- 17:49 Garda Revolucionare: Kemi goditur bazën amerikane në Katar