Trafikuan mbi 6 tonë drogë, dalin sot para GJKKO anëtarët e grupit kriminal
Dalin sot para GJKKO te arrestuarit e operacionit “OROLOGI” te dyshuar si pjese e një grupi kriminal që ka trafikuar mbi 6 tonë lëndë narkotike të sekuestruara me vlerë tregu prej 411 milionë eurosh
Seanca për vlerësimin e masave të sigurisë pritet te nisë ne orën 9:00 me dyer të mbyllura.
SPAK zbuloi dhe goditi një rrjet të madh ndërkombëtar të trafikut të drogës me 16 persona nën hetim dhe mbi 6 tonë lëndë narkotike të sekuestruara, me një vlerë tregu prej 411 milionë eurosh.
Hetimet, të zhvilluara në bashkëpunim me EUROPOL, EUROJUST dhe autoritetet e drejtësisë në BE, zbuluan një strukturë kriminale të sofistikuar me shtrirje në disa kontinente.
Në total janë hetuar 16 persona për veprat penale të “trafikimit të narkotikëve”, “grup kriminal i strukturuar” dhe “kryerje e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.
Grupi operonte në trafik ndërkombëtar kokaine dhe hashashi, me ngarkesa që nisnin nga Kolumbia e Ekuadori dhe mbërrinin në porte evropiane si Rotterdam, Anvers, apo përmes Tunelit të Kanalit drejt Mbretërisë së Bashkuar. Droga fshihej në paleta me dru, banane apo kakao. Operacionet u financuan përmes sistemit informal të pagesave “Hawala”, duke shmangur bankat tradicionale.
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit