Traget i ri për pasagjerët, flotës për udhëtimet Durrës-Ankona i shtohet edhe “MIA”

5 Dhjetor 2023 | 17:55

Nga kjo javë, flotës së trageteve që lidhin portin e Durrësit me portet e vendit fqinj, Itali, i është shtuar një mjet i ri lundrues.

Shtimi i tragetit modern “AF Mia” shënoi kështu një hap të rëndësishëm në sektorin e transportit detar në linjën Itali – Shqipëri.

Ceremonia e përurimit u mbajt në bordin e anijes në portin e qytetit bregdetar.

“Anija ‘Mia’ është anija më e bukura që ka ardhur në Durrës, ndërsa në aspeketin teknik përfaqëson atë që kërkon tregu. Shqipëria për mua është një pjesë e historisë së jetës sime. Çdo gjë që bëjmë këtu i ndjemë vërtetë”, tha Administratori i Shoqërisë “ADRIA FERRIES”, Alberto Rossi.

“Zgjodhëm Shqipërinë shumë vite më parë dhe rezultoi një zgjedhje shumë e gjetur dhe fitimprurëse. Kompania jonë përbëhet nga njerëz shumë të zotë, që e kanë shumë për zemër kompaninë dhe japin më të mirën e tyre”, tha Presidenti i Shoqërisë “ADRIA FERRIES”, Mauro Maia.

Anija e cila do të bëjë linjën Durrës-Ankona dhe anasjelltas ka një gjatësi rreth 200 metra, shpejtësi maksimale 25 nyje me kapacitet pasagjerësh mbi 1600 persona, e pajisur me 240 kabina.

Anija ofron shkurtim të distancës duke ulur kohën e tranzitit në krahasim me standardin aktual, ndërsa në konceptin e udhëtimit të gjelbër, është e pajisur me një sistem pastrimi për të reduktuar emetimet dhe i është nënshtruar procesit të zëvendesimit të fletëve të helikave për të përmirësuar efikasitetin e konsumit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 47-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit

Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të enjte në ditën e 47-të të protestës, ku si çdo herë, po mbajnë fjalimet...
20:22 | 16/07/2026

Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu është regjistruar këtë të enjte në aksin rrugor “Elbasan–Librazhd”. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mengël, ku...
19:21 | 16/07/2026