Tragjedi në Bangladesh, vriten 15 persona pas shpërthimit në një qendër tregtare

7 Mars 2023 | 17:09

Të paktën 15 persona u vranë dhe dhjetëra u plagosën në një shpërthim në një ndërtesë tregtare në kryeqytetin e Bangladeshit, Dhaka sot.

Shpërthimi ka ndodhur brenda një pallati shtatëkatësh, duke shkaktuar dëme të shumta në dy kate.

Një zyrtar i policisë i tha agjencisë kineze të lajmeve Xinhua se shpërthimi ndodhi rreth orës 16:45 (me orën lokale) pranë një zyre biletash autobusi.

“Në objektin komercial kishte shumë dyqane që shisnin pajisje sanitare dhe shtëpiake. Një autobus që qëndronte në anën e kundërt të ndërtesës u dëmtua gjithashtu nga shpërthimi”, tha një zyrtar i zjarrfikësve.

Shkaku i shpërthimit nuk është i qartë dhe numri i të vdekurve mund të rritet ndërsa operacionet e shpëtimit vazhdojnë. Zyrtarët thanë se të paktën 10 njerëz u vranë dhe më shumë se 100 u plagosën në shpërthimin e fuqishëm.

Të dielën e kaluar, tre persona u vranë në një tjetër shpërthim në Dhaka.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Aventura” me mjetin ushtarak përfundon keq, arrestohen dy ushtarë britanikë (VIDEO)

Një incident i pazakontë është regjistruar në orët e para të së premtes në një kamp të ushtrisë britanike në Wiltshire, ku dy ushtarë janë...
19:31 | 24/07/2026

Varka e policisë përplaset me Urën Westminster në Londër, plagosen 5 efektivë

Pesë oficerë policie britanikë janë plagosur pasi një varkë e Njësisë së Policisë Detare të Metropolitane u përplas me Urën Westminster në Londrën qendrore. Ngjarja...
19:23 | 24/07/2026

Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA

Një grup dypartiak ligjvënësish amerikanë po bën presion që sesioni vjetor i vitit 2027 i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të zhvillohet...
15:52 | 24/07/2026