Tragjedi në botën e sporteve dimërore, Sophie Hediger goditet nga orteku i dëborës
Zviceranja Sophie Hediger, një sportiste e snowboard-it, ka humbur jetën në moshën 26-vjeçare pasi u godit nga një ortek dëbore teksa po stërvitej në Arosa, në Zvicrën lindore.
Ngjarja ka ndodhur të hënën më 23 dhjetor, por Federata Zvicerane ka vendosur ta shpallë vetëm tani, ndërkohë policia ka hapur hetimet për incidentin.
Ediger, vendi i dytë në një garë të Kupës së Botës në fillim të vitit 2024, kishte marrë pjesë edhe me ekipin e saj kombëtar në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit 2022, ajo u rendit e nënta në garën e fundit në të cilën mori pjesë.
“Ne jemi të tronditur dhe mendimet tona shkojnë te familja e Sophie, të cilës i shprehim ngushëllimet tona më të thella”, thuhet në një deklaratë të drejtorit ekzekutiv të Federatës Zvicerane Walter Reusser.
“Ne do ta kujtojmë Sophie-n me dashuri ndërsa në marrëveshje me familjen e sportistes, nuk do të publikohen komente apo lajme të mëtejshme për këtë çështje”.

LEXONI GJITHASHTU:
Parashikimi i FMN: Shqipëria në listën e ekonomive me rritjen më të lartë në Europë
Burrat ukrainas në moshë ushtarake mund të humbasin mbrojtjen në BE, pritet vendimi
Farage jep dorëheqjen nga posti i deputetit, thirren zgjedhje të pjesshme në Clacton
- 18:40 Gjykata liron katër efektivët e FNSH-së të arrestuar për arratisjen e Hasan Verracakut
- 18:28 284 milionë euro ryshfet, dënohet me vdekje zyrtari kinez
- 18:18 E dyshuara për atentatin ndaj biznesmenit ukrainas në Monako gjendet e vdekur pranë Kievit
- 18:16 Parashikimi i FMN: Shqipëria në listën e ekonomive me rritjen më të lartë në Europë
- 18:10 Trump për Melonin: Është njeri i mirë, e dua shumë por mendoj se bëri një gabim
- 18:05 Masat ndaj sezonit të zjarreve, nga 22 qershori 160 zjarre në të gjithë vendin