Tragjedi në Superligën serbe, ish-lojtari i Tiranës Mladen Zizoviç vdes në pankinë

4 Nëntor 2025 | 08:40

Trajneri nga Bosnjë-Hercegovina dhe ish-lojtari i KF Tiranës, Mladen Zizoviç, ka ndërruar jetë pasi pësoi kolaps dhe  rrëzua pranë pankinës gjatë pjesës së parë të ndeshjes së Superligës së Serbisë ndërmjet Mladost nga Luçani dhe Radniçki nga Kragujevaç.

44-vjeçari u rrëzua pranë stolit gjatë ndeshjes në Luçani ndërsa vetëm njëzet minuta më vonë erdhi lajmi më i keq i mundshëm: u konfirmua se ai e kishte humbur betejën për jetën e tij dhe ndeshja u ndërpre menjëherë.

Ngjarja ndodhi në minutën e 20-të të sfidës, kur Zizoviç u rrëzua para pankinës së tij. Atij iu dha menjëherë ndihma mjekësore dhe u transportua me ambulancë drejt spitalit.

Gjyqtari rifilloi ndeshjen, por më pas e ndërpreu para fundit të pjesës së parë, kur u mësua lajmi tragjik se trajneri nuk ia kishte dalë të mbijetonte.

Gjatë karrierës si lojtar, ai ka spikatur me Zrinjski Mostar, ndërsa ka veshur edhe fanellat e Borac Banja Luka dhe KF Tiranës, ku u aktivizua në sezonin 2010–2011 në Kategorinë Superiore (18 ndeshje, 1 gol).

Zizoviç nisi karrierën si trajner në vitin 2017, duke drejtuar skuadra si Radnik Bijeljina, Zrinjski Mostar, Sloboda Tuzla, Al Kholood (Arabia Saudite), Shkupi (Maqedonia e Veriut), Borac Banja Luka dhe, së fundmi, Radnički.

Së fundmi ai kishte marrë drejtimin e Radniçki 1923, ku arriti të drejtonte vetëm dy ndeshje para ndarjes së parakohshme nga jeta.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Syzet e Macron bëhen kryefjalë në takimin me Sulltanin e Omanit (VIDEO)

Presidenti francez Emmanuel Macron priti këtë të hënë në Pallatin Elysee Sulltanin e Omanit, Haitham bin Tariq Al Said, në vizitën e parë zyrtare të...
18:41 | 29/06/2026

Polonia dëbon 11 persona, të dyshuar për rekrutimin e ukrainasve për të demonstruar kundër qeverisë së Kievit

Shërbimet polake të sigurisë kanë deportuar nëntë ukrainas dhe dy bjellorusë me dyshimin se kanë përdorur para ruse për të rekrutuar refugjatë ukrainas për të...
18:28 | 29/06/2026

Martohet “Vajza më e bukur në botë”, kurorëzon në Paris dashurinë me biznesmenin (FOTO)

Thylane Blondeau, francezja 25-vjeçare, e cila dikur përshkruhej si “vajza më e bukur në botë”, u martua me të fejuarin e saj në Paris. Për...
18:20 | 29/06/2026