Tragjedia në Greqi, Komisioni Europian ul flamujt në gjysmështizë
Me vendim të Presidentes së Komisionit Ursula von der Leyen, flamujt e BE-së janë ulur në gjysmështiza në të gjitha ndërtesat e Komisionit Evropian, në kujtim të viktimave të tragjedisë në Greqi.
“Evropa vajton me grekët”, shkruan në postimin e tij komisioneri Margaritis Schinas.
Një tragjedi ka ndodhur në Larisa të Greqisë ku pas përplasjes së dy trenave kanë mbetur të vdekur 38 persona dhe janë plagosur 85 të tjerë.
Sipas të dhënave të publikuara nga mediat greke, aksidenti hekurudhor ka ndodhur në hyrje të luginës së Tempes, ku një tren pasagjerësh që udhëtonte midis Athinës dhe Selanikut me 350 pasagjerë në bord u përplas me një tren mallrash pranë qytetit të Larisës. Mësohet se përplasja ka ndodhur rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme.
LEXONI GJITHASHTU:
- Arrestohet drejtori i stacionit hekurudhor të Larisës: Urdhri s’u zbatua…
- “Gjak dhe zjarr”, I riu në trenin grek: U duk si tërmet, nxora aq njerëz sa munda
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë