Tragjedia në Greqi, numri i viktimave shkon në 42

2 Mars 2023 | 07:43

Një tragjedi ka ndodhur në Greqi këtë të mërkurë duke lënë pas 42 viktima.

Kjo është shifra që raportohet deri më tani nga përplasja e trenave në afërsi të Larisës.

Aksidenti hekurudhor ka ndodhur në hyrje të luginës së Tempes, ku treni i pasagjerëve që udhëtonte midis Athinës dhe Selanikut me 350 persona në bord u përplas me një tren mallrash.

Sipas mediave greke bëhet fjalë për 130 të lënduar dhe 66 persona që po marrin mjekim në spital. 6 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Të mbijetuarit kanë treguar se vagonët u përfshinë me shpejtësi nga flakët, njerëzit digjeshin të gjallë, ndërsa ishte shumë e vështirë të nxirrje personat nga mjeti i shkatërruar.

Greqia ka shpallur 3 ditë zie kombëtare në nder të viktimave.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe

Ish-kryetari i bashkisë së Mançesterit, i cili pritet të bëhet kryeministër të hënën e ardhshme, Andy Burnham se nevojitet një shqyrtim serioz i sigurisë së...
10:56 | 15/07/2026

Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj

Autoritetet spanjolle kanë njoftuar se shtatë britanikë janë midis 12 të huajve të vrarë në zjarret në Spanjën jugore. Zyrtarët thanë se 12 nga 13 viktimat ishin...
08:28 | 15/07/2026

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026