Tragjedia në Maliq/ Shefi zjarrfikës: Fëmijët u gjetën jashtë, pistat tregojnë…

20 Tetor 2025 | 14:05

Përgjegjësi i shërbimit zjarrfikës në Bashkinë e Maliqit, Sadik Halili tha se ka qenë policia ajo që ka lajmëruar shërbimin e MZSH e që më pas ka shkuar menjëherë një vendngjarje, aty ku një banesë u përfshi nga flakët.

Sipas tij, 40 vjeçarja Merjeme Hazisllari dhe djali i saj 14 vjeçar të cilët ndërruan jetë, kanë pasur shumë pak djegie ndërkohë vajza 6 vjeçare ka më shumë.

Përgjegjësi i zjarrfikëses nuk përjashton mundësinë që vdekja e nënës dhe djalit ka ardhur nga asfiksia. Më tej, ai shton se në vendngjarje janë gjetur prova materiale që tregojnë edhe shkakun e rënies së zjarrit në dhomën e ndenjes së familjes Hazisllari.

“Djali ka qenë i pavetëdijshëm kurse vajza e vetëdijshme dhe tek dera e kuzhinës kemi gjetur të asfiksuar nënën e tyre e cila kishte ndëruar jetë.  Njoftuam ambulancën, ju dhamë ndihmën e parë i dërguam në spitalin e Korçës. Për këtë ngjarje është ngritur grupi hetimor pjesë e të cilit jam edhe unë për të gjetur shkakun e zjarrit. Për momentin kemi dy versione: brenda në kuzhinë ka qenë soba me dru zjarri e ndezur ndërsa poshtë në dysheme kemi gjetur disa fije shkrepse të ndezura. Nuk mund të themi ende pistën përfundimtare”, tha Sadik Halili shefi i shërbimit zjarrfikës Maliq.

Ngjarja tragjike ndodhi të dielën në qytetin e Maliqit. Zjarri që ka rënë në banesë u ka marrë jetën nënës dhe djalit, Merjeme Azisllari dhe djali i saj, Valter Azisllari, 14 vjeç.

Në gjendje të rëndë ndodhet fëmija tjetër i familjes, 6 vjeç, i cili po trajtohet në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Fëmija u prit në urgjencën e Shërbimit të Djegie-Plastikës nga ekipi mjekësor, i cili ishte në komunikim të vazhdueshëm me mjekët, që e shoqëronin gjatë transportit nga Korça drejt Tiranës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026