Tragjedia në Shkodër, Gjerga: Çifti në proces divorci, 31-vjeçari i pashqetësuar
Gazetari i Euronews Albania, Teodor Gjerga, ka zbyluar në emisionin “Review” të tjera detaje lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shkodër, ku një 39-vjeçare bashkë me tre fëmijët e saj të mitur dyshohet të jenë vetëmbytur në lumin Bunë, pas dhunës së ushtruar nga kryefamiljari.
Gjerga tha se ka informacione se çifti ka qenë në proces divorci për shkak të tradhëtisë së 31-vjeçarit kundrejt bashkëshortes së tij.
Ai tha gjithashtu se ata që kanë qëndruar pranë 31-vjeçarit gjatë këtyre ditëve, nuk kanë vënë re te ai ndonjë shqetësim, lidhur me zhdukjen e familjarëve të tij, pavarësisht denoncimit që ai kishte bërë në polici.
“Në dëshminë e parë të Policisë, ku ajo e ka specifikuar se ngjarja ka qenë e shtyrë për shkak të dhunës fizike e psikologjike të bashkëshortit, edhe në këtë moment Policia i qëndron atij versioni, nisur kjo nga dëshmia e motrës së 39-vjeçares.
Kanë qenë të martuar dhe kanë qëndruar në një banesë në qendër të Shkodrës. Një detaj interesant është fakti se këto ditë personat që kanë qëndruar me 31-vjeçarin nuk kanë vërejtur asnjë lloj shqetësimi nga ana e tij, edhe pasi ai ka bërë denoncimin. Pra asnjë lloj shqetësimi se ku ndodhen familjarët. Ai ka refuzuar në Polici të japë detaje nga martesa me 39-vjeçare. Ai ka kundërshtuar akuzat se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.
Çifti ka qenë në proces divorci, për shkak të marrëdhënieve jashtëmartesore që ka pasur 31-vjeçari. Për shkak të problemeve që ka pasur çifti. Disa burime na thonë se 39-vjeçarja ka vuajtur edhe nga probleme të shëndetit mendor”, tha Gjerga.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë