Mbytja e nënës dhe 3 fëmijëve në Bunë, Beci: Të dënohet kushdo që nxiti ngjarjen!

5 Maj 2024 | 18:39

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, ka reaguar për ngjarjen e rëndë ku një 39-vjeçare dhe 3 fëmijët e saj raportohet të jenë vetëmbytur në lumin Buna, pas dyshimeve për dhunë nga kryefamiljari.

Përmes një postimi në Facebook, Beci shprehet se i gjithë opinioni publik është i tronditur nga kjo ngjarje.

Ai i bën apel trupave speciale që të bëjnë të mundur gjetjen e trupave të viktimave sa më shpejtë dhe kërkoi nga institucionet që të zbardhin sa më parë ngjarjen dhe të çojnë pas hekurave këdo që nxiti një veprim të tillë.

Reagimi i Becit:

Shkodra, por edhe gjithë opinioni publik ndihen sot tepër të tronditur nga humbja tragjike e një nëne dhe tre fëmijëve të saj.

Inkurajoj fort institucionet përkatëse të bëjnë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe dënimin e kujtdo që ka përgjegjësi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026