Tragjike në Shkodër, shpërthen kabina elektrike! Humb jetën një person

29 Dhjetor 2025 | 10:53

Një ngjarje e rëndë ndodhi paraditen e sotme në lagjen “Manush Alimani” të Shkodrës. Rreth orës 10:10, në hyrje të një pallati dyshohet se ka shpërthyer paneli i matësave të energjisë elektrike.

Si pasojë, një person i identifikuar si Hysni Ymeri, rreth 67 vjeç, banor i pallatit, u dërgua në Spitalin Rajonal Shkodër, ku humbi jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes, identifikimin e viktimës dhe përcaktimin e shkakut të shpërthimit.

Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes dhe shmangie të zonës derisa të përfundojnë hetimet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026