Trajner i Brazilit? Ancelotti: Nuk largohem nga Real Madrid

20 Dhjetor 2022 | 09:35

Trajneri italian, Carlo Ancelotti ka deklaruar se nuk ka ndërmend të largohet nga Real Madrid, por vetëm nëse klubi madrilen do ta shkarkojë atë.

Ancelotti ka bërë të qartë angazhimin e tij me kampionët e Evropës për klube, me të cilët ka një kontratë deri në vitin 2024, shkruan Marca.

“Nuk e di se çfarë më pret në të ardhmen, unë jetoj ditë pas dite. Për momentin jam i lumtur në Madrid; kemi shumë objektiva për këtë sezon.

Do të ketë kohë për të menduar për të ardhmen time. Unë kam një kontratë deri më 30 qershor 2024 dhe nëse Real Madridi nuk më shkarkon më parë, nuk do të lëviz”, theksoi ai.

Në këtë mënyrë, 63-vjeçari ka shuar zërat për një kalim të mundshëm të tij te kombëtarja e Brazilit.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026