Transporti ende pa zgjidhje, e paqartë ndarja e fondit të bashkisë

26 Tetor 2021 | 16:40

Situata e transportit me urbanët në Tiranë nuk është zgjidhur ende. Pikat e dakordësuara me kryetarin e bashkisë, më shumë se zgjidhje kanë sjellë paqartësi për mënyrën si do shpërndahen.

Kërkesa e bashkisë për vendosjen e GPS, sipas operatorëve, është e plotësuar prej kohës, por autobusët në qarkullim vazhdojnë të jenë të reduktuar.

“Nuk dimë si do na jepen dhe kur do na jepen lekët,” – u shpreh Rixhin Qoshja, kreu i shoqatës së Transportit Qytetas.

Drejtori i transportit publik në Bashkinë e Tiranës, Enton Punavija, nga ana tjetër thotë se deri në aktivizimin e fondit numri i autobusëve në qarkullim mund të shkojë në 70%.

“Pasi subvencioni të bëhet efektiv në fillim të vitit tjetër ne do jemi në kushtet e kontratës përpara pandemisë,” – deklaroi ai.

Përveçse ndaj bashkisë, operatorët e linjave qytetase, kërkojnë nga qeveria heqjen e TVSH-së për biletën, akcizën për naftën dhe taksën e qarkullimit.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026