Transporti në krizë pa afat në Tiranë, qytetarët të revoltuar
Pritje më të gjata në stacionet e autobusëve dhe tejmbushje jashtë çdo norme. Kjo situatë do të vazhdojë pa afat, me vendim të Unionit të Transportit Publik që përgjysmoi numrin e urbanëve në kryeqytet.
Qytetarët janë të revoltuar me këtë situatë, pasi autobusët urbanë i përdorin për nevoja të përditshmërisë.
“Dje kur kam ikur për shtëpi, e pamundur, kështu ngjitur njëri me tjetrin, një goce i kishte rënë të fikët. Ky popull është në hall të madh, se kur do ngrihen të flasin për të drejtat e tyre unë nuk e di, të rrinë të flenë gjumë, unë për veten time dje nuk merrja frymë”, u shpreh një qytetare.
“Katastrofë, edhe ne që jemi invalidë, me orë. Nuk ka pasur fare autobusë, shumë keq, ngjeshur-ngjeshur”, tha një qytetare.
“Në vend që të shtohen autobusët tani, i pakësojnë”, u shpreh një qytetar.
Unioni i Transportit Publik kërkon nga Bashkia Tiranë heqjen e akcizës për naftën, indeksim të çmimit të konsumit dhe zbritjen e TVSH-së në shitje nga 20% në 6%.
“Rritja e çmimit të naftës ka ndikuar negativisht në të ardhurat e sektorit të subjekteve dhe shumë prej subjekteve. Kemi një shpërfillje nga institucionet shtetërore, nuk po na përfillin, ju kërkojmë ju që të shkoni të interesoheni”, u shpreh Dashnor Memaj, kryetari i Shoqatës Urbane dhe Interurbane Veri.
“Nuk kemi kërkuar rritje çmimi, kemi bërë disa propozime për eliminimin e disa taksave që të mos ndikojnë tek qytetarët”, u shpreh Rixhin Qoshja, kryetar i Shoqatës së Transportit Qytetas.
Ky vendim i Unionit të transportit sipas Ekspertit në sektorin e transportit, Taulant Zeneli është në shkelje të kontratës.
Ditën e djeshme përmes një njoftimi për mediat Bashkia Tiranë, ka deklaruar se po e ndjek situatën dhe po merr masat përkatëse, konform kontratës me operatorët e transportit.
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës