Transportonin mallra kontrabandë nga Greqia, 4 persona në pranga! Nën akuzë për 3 vepra penale

12 Maj 2026 | 14:12

Prokuroria e Korçës ka dalë me një njoftim zyrtar ndërsa bën me dije se janë vënë në pranga 4 persona të cilët transportonin mallra kontrabandë nga Greqia në Shqipëri. Ata janë nën hetim për 3 vepra penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”.

Sipas hetimeve, dy persona me iniciale V.N. dhe A.N., në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe persona të tjerë, kishin krijuar një aktivitet kriminal për futjen e konfeksioneve në mënyrë të paligjshme në territorin shqiptar.

Ata udhëtonin drejt shtetit grek me automjete të përshtatura posaçërisht për këtë veprimtari, të cilave u ishin hequr sediljet e pasme për të rritur kapacitetin transportues dhe për të shmangur dyshimet gjatë lëvizjeve.

Sipas skemës së zbuluar, mallrat siguroheshin në Greqi dhe liheshin pranë vijës kufitare, ndërsa më pas transportoheshin në mënyrë të paligjshme përmes kufirit nga bashkëpunëtorë të tjerë. Sipas skemës së zbuluar, mallrat siguroheshin në Greqi dhe liheshin pranë vijës kufitare, ndërsa më pas transportoheshin në mënyrë të paligjshme përmes kufirit nga bashkëpunëtorë të tjerë.

Njoftimi i plotë:

Hetimet proaktive të Prokurorisë Korçë çojnë në arrestimin e katër personave që transportonin mallra kontrabandë nga Greqia në Shqipëri, nën hetim për tre vepra penale

Katër persona u arrestuan pas hetimeve intensive proaktive disa mujore të Prokurorisë pranë Gjykatës sē Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprat penale të kryera në bashkëpunim “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”, të parashikuara nga nenet 174, 178 dhe 179 të Kodit Penal.

Pas informacioneve të siguruara nga Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë dhe as një periudhe disa mujore hetimesh intensive, përmes vëzhgimeve të fshehta, monitorimit të lëvizjeve dhe përdorimit të teknikave speciale hetimore, në kuadër të procedimit penal nr.438 të vitit 2026 u bë e mundur zbulimi dhe dokumentimi i plotë i një skeme të mirëorganizuar të kontrabandës së mallrave nga Greqia drejt Shqipërisë.

Nga hetimet rezultoi se shtetasit me iniciale V.N. dhe A.N., në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe persona të tjerë, kishin ngritur një aktivitet të qëndrueshëm kriminal për futjen e konfeksioneve në mënyrë të paligjshme në territorin shqiptar. Ata udhëtonin drejt shtetit grek me automjete të përshtatura posaçërisht për këtë veprimtari, të cilave u ishin hequr sediljet e pasme për të rritur kapacitetin transportues dhe për të shmangur dyshimet gjatë lëvizjeve.

Sipas skemës së zbuluar, mallrat siguroheshin në Greqi dhe liheshin pranë vijës kufitare, ndërsa më pas transportoheshin në mënyrë të paligjshme përmes kufirit të gjelbër nga bashkëpunëtorë të tjerë. Në disa raste, mallrat merreshin nga vetë organizatorët në zonat kufitare, ndërsa në raste të tjera transportoheshin me mjete drejt qytetit të Korçës, ku magazinoheshin dhe më pas hidhej në treg përmes subjektit tregtar të administruar nga shtetasit A.N. dhe V.N..

Gjatë hetimeve, strukturat përgjegjëse kanë mbajtur në vëzhgim të vazhdueshëm personat e dyshuar, duke dokumentuar lëvizjet ndërkufitare, përdorimin e automjeteve të modifikuara pa sedilje dhe mënyrën e bashkëpunimit me persona të tjerë në realizimin e kontrabandës. Këto metoda proaktive kanë bërë të mundur evidentimin e plotë të mekanizmit kriminal dhe ndërhyrjen në momentin e duhur.

Për rrjedhojë, u arrestuan shtetasit V.N., A.N., A.L. dhe S.N., të cilët u konstatuan duke shkarkuar mallra të dyshuara kontrabandë në një ambient magazinimi në qytetin e Korçës. Gjatë ndërhyrjes u sekuestruan 15 thasë me konfeksione, me një total prej 1632 copë veshjesh, si dhe në ambientet e magazinës janë gjetur edhe 73 thasë të tjerë dhe mallra rifuxho me peshë totale 1357 kg. Po ashtu u sekuestruan automjete të përdorura për transportin e mallrave, përfshirë mjete të modifikuara pa sedilje, si dhe aparate celularë dhe dokumentacion i ndryshëm që lidhet me aktivitetin kriminal.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të kësaj skeme dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në të.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026