Transportonte kundrejt pagesës 6 emigrantë nga Irani, arrestohet 19-vjeçari

19 Dhjetor 2023 | 14:42

Polica e Durrësit ka arrestuar një person me akuzën e  dhënies ndihmë të emigrantëve për kalim të paligjshëm të kufirit.

Në kuadër të operacionin policor të koduar “Interrupt” u vu në pranga shtetasi Olsi Elezi 19 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se po transportonte drejt Shkodrës, kundrejt pagesës 300 euro për secilin, 6 emigrantë nga Irani, të cilin synonin të kalonin ilegalisht kufirin me Malin e Zi.

Gjithashtu, u vu në pranga shtetasi Ervin Goduni 28 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi në aksin rrugor “Durrës-Tiranë”, me automjetin që drejtonte, ka përplasur automjetin me të cilin shtetasi Olsi Elezi po transportonte emigrantët dhe një automjet tjetër. Për pasojë janë dëmtuar shtetasi Olsi Elezi dhe njëri nga emigrantët, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026