‘Trashëgimia e tij nuk do të harrohet kurrë’, Mbappe reagon për vdekjen e Pele

29 Dhjetor 2022 | 21:07

Futbollisti francez, Kylian Mbappe ka reaguar pas vdekjes së legjendës braziliane të futbollit, Pele.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa ka publikuar një foto me Pele, Mbappe u shpreh se mbreti i futbollit u largua nga jeta, por se trashëgimia e tij nuk do të harrohet kurrë.

“Mbreti i futbollit është larguar nga ne, por trashëgimia e tij nuk do të harrohet kurrë”, shkruan Mbappe në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kylian Mbappé (@k.mbappe)

Legjenda e futbollit Brazilian Pele është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare teksa ishte shtruar në spital ku po merrte mjekim. Ish-futbollisti prej disa vitesh vuante nga tumori në zorrë si dhe ishte nënshtruar ndërhyrjes kirugjikale. Gjatë ditëve të fundit ka qenë vajza e tij ajo e cila ka komunikuar me sportdashësit për gjendjen e babait, ku u konfirmua gjendja kritike.

Pele ka zhvilluar një karrierë mbresëlënëse në futboll, ku madje cilësuar dhe si numri 1 në histori. Me kombëtaren e brazilit fitoi 3 herë kupën e botës, duke u kthyer në një lider të vërtetë.

Për 18 vite ishte pjesë e skuadrës së Santos në kampionatin vendës, ku shënoi 618 gola, më pas duke u zhvendosur drejt New York Cosmos. Me Seleçao regjistron 92 ndeshje ku në total ka shënuar 77 gola. Sulmuesi Pele do të mbahet mend gjatë për gjithçka i dha futbollit botëror.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës

Spanja eliminoi Francën në gjysmëfinale të Kupës së Botës. “Furia e Kuqe” mposhti “Gjelat” me rezultat 0-2 për të siguruar biletën për finalen e madhe,...
08:37 | 15/07/2026

Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”

Sulmuesi francez, Kylian Mbappe një nga yjet më të mëdhenj të Kupës së Botës të këtij viti dhe një nga golashënuesit më të mirë të...
08:10 | 15/07/2026

Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026

Spanja siguroi një vend në finalen e Kupës së Botës FIFA 2026 me një fitore 2-0 ndaj Francës të martën në stadiumin Dallas në SHBA....
07:30 | 15/07/2026