Trazirat e 6 janarit në SHBA, dënohet me mbi 3 vite burg një ish-lider i Proud Boys
Një ish-lider i grupit ekstremist të krahut të djathtë, Proud Boys, është dënuar me mbi tre vjet burgim për bashkimin në komplotin për të sulmuar Kongresin amerikan pothuajse tre vjet më parë.
Charles Donohoe është anëtari i dytë i Proud Boys që është deklaruar fajtor se ka bërë komplot me anëtarë të tjerë të grupit për të penguar seancën e 6 janarit të vitit 2021, kur Kongresi certifikoi fitoren në zgjedhjet presidenciale të Joe Bidenit.
Donohoe, 35 vjeç nga Karolina e Veriut, u kërkoi falje familjes së tij, zyrtarëve të zbatimit të ligjit që po ruanin ndërtesën e Kongresit më 6 janar “dhe mbarë Amerikës” për sjelljet e tij gjatë 6 janarit.
“E dija se ajo që po bëja ishte ilegale prej momentit që barrikadat u rrëzuan”, tha ai.
Gjykatësi i qarkut, Timothy Kelly, e dënoi atë me tre vjet e katër muaj burgim. Ai mund të lirohet një ose dy muaj më vonë, pasi do t’i llogaritet koha e qëndruar në paraburgim që kur u arrestua në mars të vitit 2021.
Donohoe ishte president i një dege lokale të Proud Boys në Karolinën e Veriut. Ai ishte toger i ish-kryetarit të përgjithshëm të Proud Boys, Enrique Tarrio, i cili është dënuar me 22 vjet burgim – dënimi më i gjatë i shqiptuar deri më tani për trazirat në Kongres.
Në maj, një juri dënoi Tarrion dhe tre ish-liderë të Proud Boys për trazirat në Kongres, përkatësisht për tentimin që të ndalonin transferimin në mënyrë paqësore të pushtetit nga Donald Trump te Biden.
Donohoe u pajtua që të bashkëpunonte me autoritetet federale dhe në prill të vitit 2020 u deklarua fajtor.
Prokurorët kishin rekomanduar një dënim prej 35 deri në 43 muaj për Donohe.
Mëngjesin e 6 janarit, Donohoe kishte marshuar me mbi 100 anëtarë të tjerë të Proud Boys drejt ndërtesës së Kongresit. Ai nuk hyri në Kongres, por hodhi shishe me ujë ndaj policëve që u përleshën me protestuesit jashtë ndërtesës./REL
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë