Trump deklarohet i pafajshëm në gjykatë, mohon akuzat për 6 janarin
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump u vetëdeklarua i pafajshëm në gjykatën e Uashingtonit, ndaj akuzës për komplot për përmbysjen e rezultatit zgjedhor.
Gjatë seancës së shkurtër, ai foli me tone të buta për të konfirmuar pafajësinë e tij, emrin, moshën dhe se nuk ishte nën ndikimin e ndonjë substance.
“Kjo është një ditë e trishtueshme për Amerikën. Ky është një persekutim që i bëhet një kundërshtari politik. Nuk duhet të kishte ndodhur kurrë në Amerikë. Ky është persekutimi i njeriut që po udhëheq me shifra konkrete ndaj republikanëve që kërkojnë nominimin dhe ndaj Biden”, tha Trump në gjykatë.
Ndërkohë, protestuesit ishin mbledhur përpara gjykatës federale në Uashington DC, për t’i paraprirë ardhjes së ish-shefit të Shtëpisë së Bardhë.
Disa prej tyre bërtisnin parullën “Burg për Trump”, ndërsa të tjerë mbanin banera me shkrimin: “Nëse bën krimin, duhet të bësh dënimin”.
Kjo është paraqitja e tretë e ish-presidentit në gjykatë brenda 4 muajve në cilësinë e të pandehurit. Ai përballet me tre padi për akuza të ndryshme.
Ish presidenti kandidati kryesor për zgjedhjet presidenciale republikane për vitin 2024, po përballet me disa akuza, duke përfshirë komplotin për të mashtruar Shtetet e Bashkuara dhe për të penguar certifikimin në Kongres të fitores së demokratit Joe Biden. Kjo është çështja e tretë penale e ngritur kundër ish presidentit Trump në më pak se gjashtë muaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve