Uashingtoni rrit sigurinë para paraqitjes së Trumpit në gjykatë
Ish-presidenti amerikan Donald Trump do të akuzohet edhe zyrtarisht në një seancë dëgjimore të enjten, për komplot që të përmbyset rezultati zgjedhor i vitit 2020.
Para nisjes së seancës, ai e ka kritikuar këtë rast dhe e ka konsideruar si dëshmi të “korrupsionit, skandalit dhe dështimit” të Shteteve të Bashkuara nën presidencën e Joe Bidenit.
Trump veçse përballet me dy raste tjera penale, teksa bën fushatë për të fituar nominimin e republikanëve për zgjedhjet e ardhshme presidenciale.
Siguria është rritur në Uashington, në prag të nisjes së seancës. Ndalesa metalike janë vendosur jashtë ndërtesës së gjyqit, ku do të lexohen zyrtarisht akuzat kundër Trumpit.
Struktura të tjera janë vënë edhe rreth ndërtesave të Kongresit amerikan, ku mbështetësit e Trumpit kanë kryer trazira në janar të vitit 2021, të zemëruar me rezultatin zgjedhor.
Shërbimi Sekret, i cili ofron mbrojtje për presidentët dhe ish-presidentët, ka lëshuar një paralajmërim për publikun se mund të ketë bllokada në trafik në qendër të Uashingtonit.
Është raportuar të jetë rritur edhe mbrojtja për gjyqtarët e përfshirë në këtë rast. Trump, 77-vjeçar, pritet të dalë para gjykatës, por të deklarohet i pafajshëm.
Ndonëse e ka mundësinë e paraqitjes në gjyq edhe përmes video-lidhjes, ai pritet të dalë në seancë fizikisht. Trump ka qenë në Uashington vetëm një herë pasi është larguar nga Shtëpia e Bardhë.
Ndërkohë radha e njerëzve për ta parë atë teksa hyn në ndërtesë, veçse ka nisur të rritet.
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë