Trazirat në SHBA, Anuela Ristani: Demokracia u mbrojt, por tregoi se edhe mund të sulmohet
Nën-kryetarja e Bashkisë së Tiranës për çështjet e Jashtme zonja Anuela Ristani u shpreh në Euronews Albania se demokracia në SHBA u mbrojt, pas trazirave të djeshme.
Por, ajo theksoi se protesta e djeshme në Amerikë tregoi se edhe demokracia mund të sulmohet.
“Unë do të theksoja dy gjëra që janë pasojë e gjithë kësaj. Demokracia u mbrojt, por tregoi që edhe mund të sulmohet, diçka që nuk ishte parashikuar më parë, apo askush nuk mund ta mendonte që sulmohej në këtë lloj formë, kaq sistematike. Përtej njerëzve që ishin dje, ajo që mbetet është pikërisht 70 milionë njerëz që e votuan Trump-in. Në thelb të gjithë lëvizjes ishte rikthimi i një gjëje ishte varrosur tashmë, diskutimi për të drejtat e të qenit i barabartë, pavarësisht ngjyrës së lëkurës, vendit ku ka lindur, apo pavarësisht besimit fetar”, u shpreh ajo.
Sipas saj, një nga rreziqet që doli nga kjo situatë është se ka qytetarë apo grupe njerëzish që treguan se mundën të hynin deri në ambientet e Kongresit Amerikan.
“Dy rreziqet mendoj që dolën nga kjo situatë. Është ajo lokale, ajo që ka bëjë me SHBA dhe çfarë po ndodh tani. Derisa paska njerëz që paskan ‘muskuj’ që arritën deri në Capitol, domethënë që janë të fuqishëm. Këta njerëz kanë një zë dhe një mënyrë organizmi kërcënuese”, tha ajo.
“Çfarë treguan, është se ajo që ndodhi në Amerikë, autokratët kudo në botë kanë një qëndrim muskuloz për të mbajtur të pushtetit. Derisa kjo ndodhi në Amerikë mund të ndodhë edhe në vendet e tyre”, shtoi ajo më tej.
Lexoni gjithashtu:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta