Tre masat e reja kufizuese për COVID, Gazmend Koduzi: Komiteti Teknik u kthye në një Komitet Politik, s’do kenë ndikim
Kreu i Departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demokratike, zoti Gazmend Koduzi u shpreh për Euronews Albania se masat e reja të marra nga Komiteti i Ekspertëve për situatën e pandemisë nuk do të kenë efekt.
Ai theksoi më tej masa e vendimit për ndalimin e mbledhjeve partiake dhe tubimeve është vendimi që i intereson më shumë qeverisë, pasi jemi në fazë elektorale. Sipas tij në këtë mënyrë qeveria ndalon takimet elektorale të opozitës.
“Unë i dëgjova masat që përmendi drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik në emër të Komitetit të Ekspertëve.
Realisht unë mendoj se nga 3 ato masa, qeverisë i intereson më shumë masa e ndalimit të grumbullimeve partiake.
E them sepse nëse tek pika e parë thuhet ndalimi grumbullimi më shumë se 10 veta, këtu përmbledh çdo gjë, nuk është e nevojshme të thuhet grumbullimet partiake.
Ne kemi hyrë në një fazë elektorale dhe ajo që i intereson qeverisë është që të ndalojë takimet partiake apo fushatën që bën PD apo opozita. Pse nuk thuhet që ndalohen takimet qeveritare?”, u shpreh ai.
“Me vendimin e djeshëm nga Komitet Teknik u kthye në një Komitet Politik. Nuk janë vendime që kanë ndikim në këtë situatë.
Vendimi që duhet të merrte është që duhet të kishin vendosur në funksion të plotë të gjithë sistemin shëndetësor.
Ne sot kemi një sistem shëndetësor të copëzuar, tha ai më tej.
Sa i përket rimbursimit të ilaçeve COVID ai tha se është skeptik rreth asaj që do të bëjë Ministria e Shëndetësisë.
“Unë jam skeptik rreth asaj që ka për të bërë Ministria e Shëndetësisë në listën e barnave për rimbursim. Nuk ka transparencë qeveria për këto rimbursime”, theksoi Koduzi.
Lexoni gjithashtu:
Rritja e infektimeve, Komiteti Teknik i Ekspertëve vendos tre masa të reja kufizuese
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta