Tre mijë pako me dhurata nga Gjermania për fëmijët në Mokër, Librazhd dhe Prrenjas
Në zonat malore të Mokrës, Librazhdit dhe Prrenjasit janë shpërndarë mbi 3000 pako dhuratash të mbledhura nga qytete të ndryshme të Gjermanisë, me synimin që asnjë fëmijë në këto fshatra të mos mbetet pa një dhuratë për festat e fundvitit.
Ky është një aksion që përsëritet çdo vit, i organizuar nga një grup vullnetarësh gjermanë dhe shqiptarë.
“Çdo vit grumbullojmë pako nga Gjermania për shkollat që u mungojnë gjëra elementare. Gëzimi i fëmijëve është i jashtëzakonshëm. Janë mbi 3200 pako të mbledhura nga qytete të Gjermanisë që shpërndahen në disa shkolla të Mokrës. Tiranën dhe këto zona nuk mund t’i krahasosh, realiteti është krejt ndryshe. Uroj që shoqëria të jetë më ndihmuese ndaj fëmijëve në nevojë”, thotë Valter Kryemadhi, vullnetar.
Mes vullnetarëve është edhe një qytetare gjermane, e cila prej dy vitesh vjen në Shqipëri për të marrë pjesë në këtë nismë humanitare.
“Njoh miq gjermanë dhe shqiptarë që prej 20 vitesh ndihmojnë Shqipërinë. Më pëlqeu ideja për të ndihmuar njerëzit këtu. Shqipëria ka kaluar periudha të vështira dhe unë dua të kontribuoj. Mundohemi të krijojmë lidhje me banorët për të kuptuar nevojat e tyre dhe duam të tregojmë se Krishtlindja nuk është vetëm festë, por një ndjenjë që duhet përcjellë, sidomos te ata që nuk festojnë dot”, thotë Sabina Becker, vullnetare.
Për shumë fëmijë të zonave të thella, këto pako janë jo vetëm dhurata, por edhe një kujtesë se dikush mendon për ta në prag të festave. Aksioni i këtij viti pritet të mbulojë disa shkolla të tjera në fshatrat e Mokrës.
Operacion i madh kundër korrupsionit në Irak, arrestohen figura të rëndësishme politike
“Ti themi jo bullizmit”, nxënësit e Libohovës ngjiten në skenë me një mesazh të fortë sensibilizues
Temperaturat deri në 35°C mbushin plazhet e Vlorës, mijëra pushues në bregdet
- 20:22 Tërmetet në Venezuelë, rritet në 1,450 numri i viktimave. 3,150 persona janë plagosur
- 20:08 Ministri i Mbrojtjes takim me Dendias në Athinë, detaje nga agjenda
- 20:03 Manuel Ugarte pëson dëmtim në ligamentin e gjurit në Kupën e Botës
- 19:47 Nis marshimi, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë (VIDEO)
- 19:30 Incidentet në festimet për “Vidovdan”, reagon policia e Kosovës: 37 të shoqëruar për thirrje provokuese
- 19:15 Dita e 29-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej” (VIDEO)