Tre ngarkesa me luleshtrydhe me pesticide të rrezikshme hyjnë nga Greqia në Shqipëri
Pas skandalit të fundit me 8 ton fileto pule të kontaminuara me salmonelë të importuara nga Brazili, alarmi për sigurinë ushqimore në Shqipëri është thelluar edhe më tej me një tjetër rast shqetësues. Tre ngarkesa me luleshtrydhe të ardhura nga Greqia kanë rezultuar të kontaminuara me pesticide të rrezikshme për shëndetin e konsumatorëve, duke u bërë objekt hetimi nga Komisioni Europian (RASFF).
Sipas të dhënave të publikuara, një nga ngarkesat ka hyrë në Shqipëri më 1 prill, ka rezultuar me mbetje të pesticidit Clofentezine, një substancë që përdoret për luftimin e merimangave në bimë.

Kjo substancë është e ndaluar në disa vende për shkak të toksicitetit të saj të lartë.
Një tjetër ngarkesë e importuar më 17 mars ka rezultuar me mbetje të tre pesticideve të ndryshme: Cyprodinil, Avermectin Bla dhe Fludioxonil, të gjitha me risk të lartë për organizmin e njeriut nëse konsumohen në sasi të konsiderueshme.

Ndërkohë, më 5 mars është konstatuar edhe një rast i tretë, ku ngarkesa e luleshtrydheve përmbante mbetje të Hexythiazox, një tjetër pesticid me potencial rrezikues për sistemin nervor dhe endokrin.

Ende nuk është bërë e ditur sasia e saktë e luleshtrydheve të importuara dhe mëse ajo është shpërndarë në treg për konsum. Autoritetet shqiptare kanë njoftuar se operatori i biznesit ushqimor ka informuar subjektet që kanë marrë produktin, ta rikthejnë.
LEXONI GJITHASHTU:
Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës
“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset
Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….
- 08:22 Shkencëtarët zbulojnë depozitën më të madhe të arit në planet: Problemi është se është “e padukshme”
- 08:14 Macron: Franca do ta lejojë Ukrainën të prodhojë raketa franceze kruiz
- 08:11 Çmimet e naftës u rritën pas kërcënimeve të Trump për të vendosur tarifa për anijet që kalojnë në Hormuz
- 08:07 SHBA-të zgjerojnë sanksionet kundër Kubës, duke synuar edhe sektorin e turizmit
- 07:45 Tregtia e diamanteve në Dubai arrin rekordin prej 41.7 miliardë dollarësh pas 14 vitesh
- 07:20 CENTCOM: Ushtria amerikane kreu një sulm të ri ajror ndaj Iranit