Trefishohen vdekjet e refugjatëve nga Afrika që tentojnë të futen në Spanjë

1 Shtator 2021 | 17:01

529 refugjatë të paligjshëm kanë vdekur në përpjekje për të arritur në Ishujt Kanare të Spanjës këtë vit, njoftoi Organizata e Kombeve të Bashkuara për Migracionin (IOM).

Kjo organizatë tha se numri i vërtetë i të vdekurve mund të jetë shumë më i madh, pasi nuk janë marrë parasysh njerëzit që janë zhdukur në det pa u raportuar të zhdukur.

Spanja shërben si portë kalimi për në Evropë i refugjatëve që tentojnë të largohen nga Afrika.

Sipas autoriteteve spanjolle mendohet se të paktën 11 persona kanë vdekur rishtazi, pasi një tjetër anije e nisur nga Afrika e veriut u përmbyt në përpjekje për të kaluar në Oqeanin Atlantik.

Kalimi përmes Oqeanit Atlantik është një nga rrugët detare më të rrezikshme në Evropë për refugjatët që tentojnë të kalojnë me anije.

Në qershor, IOM njoftoi se nga janari në rrugën drejt ishujve spanjollë kishin vdekur 136 refugjatë të paligjshëm. Në vetëm dy muaj, kjo shifër thuajse është trefishuar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026