Tregtari rus i armëve i liruar nga SHBA-ja, i bashkohet partisë ultranacionaliste

13 Dhjetor 2022 | 16:05

Tregtari rus i armëve, Viktor Bout, i quajtur “tregtari i vdekjes”, i është bashkuar partisë ultranacionaliste pro-Kremlinit, LDPR, pas lirimit të SHBA-ja, nga një shkëmbim i të burgosurve me Rusinë.

Në një video të postuar në internet, kreu i LDPR Leonid Slutsky falënderoi Bout, 55 vjeç, që u bë anëtar i partisë që sipas tij, është më e mira në Rusinë e sotme, shkruan BBC.

Bout u dënua me 25 vjet burg në vitin 2011, një javë më parë, ai u këmbye me yllin e basketbollit amerikan, Brittney Griner.

32-vjeçarja u arrestua në një aeroport të Moskës në shkurt për posedim të vajit kanabisit dhe muajin e kaluar ajo u dërgua në një koloni penale.

Agjentja e Griner, Lindsay Kagawa Colas, tha të dielën se ajo mori një top basketbolli për herë të parë në pothuajse 10 muaj, duke filluar stërvitjen e saj.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump: Shtetet e Bashkuara shpenzojnë më shumë para për NATO-n se çdo vend tjetër

Presidenti amerikan, Donald Trump ka dalë me një reagim së fundmi në rrjetet sociale lidhur me NATO-n. Trump në postimin e tij “Truth Social” shkruan...
15:04 | 02/07/2026

Tragjedi në Tajlandë, 11-vjeçari drejton një kamionçinë drejt budistëve në një pelegrinazh, vriten 8 murgj

Tetë murgj budistë u vranë dhe më shumë se 20 persona u plagosën kur një kamionçinë e drejtuar nga një djalë 11-vjeçar u përplas me...
14:31 | 02/07/2026

Turqia prezanton qendrën e saj të re ushtarake, çfarë synon projekti

Turqia do të prezantojë qendrën e saj të re ushtarake të gjeneratës së ardhshme, Shtabin e Përbashkët “Ay Yildiz” (Gjysmëhënë dhe Yll), gjatë samitit të...
14:18 | 02/07/2026