Tregtia me rajonin| Shqipëria zgjeron import-eksportet, më shumë mallra të këmbyera
Në muajin prill importet dhe eksportet u rritën si në vlerë, ashtu edhe në peshë. Të dhënat e nxjerra nga INSTAT për tregtinë e jashtme tregojnë se eskportet arritën në 35 mld lekë, me rritje 1.8%, ndërsa importet 75 mld lekë me rritje të lehtë, 0.6% në raport me prillin e vitit të kaluar.
Sipas shifrave, Shqipëria ka zgjeruar tregtinë e jashtme në eksport, me tre vende të rajonit përveç Malit të Zi dhe Serbisë. Me Malin e Zi vendi ynë shkëmbeu 102 milionë lekë më pak mallra ose 10% më pak dhe me Serbinë 1.4% më pak.
Nga ana tjetër, me vendet e tjera të rajonit marrëdhëniet tregtare janë forcuar. Konkretisht, vendi ynë ka rritur eksportet në vlerë me 5.1% në Kosovë, 4.9% në Bosnje Hercegovinë, dhe 91.4% në Maqedoninë e Veriut.
Sa i përket importeve në vlerë, Shqipëria ka zgjeruar tregtinë me Bosnje Hercegovinën dhe Kosovën, ka ulur ndjeshëm me Malin e Zi.
Krahas ndryshimit në vlerë të treguesve të tregtisë së jashtme në analizë është marrë edhe pesha e mallrave të eksportuar në vendet e rajonit.
Të dhënat tregojnë se si importet edhe eksportet në peshë janë rritur me të gjithë partnerët rajonalë. Konkretisht, vendi ynë rriti volumin e mallrave të eksportuara në Malin i Zi me 13%, Bosnje Hercegovinë me 12% dhe Kosovë me 30%.
LEXONI GJITHASHTU:
Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, gjenden 770 mijë euro të dyshimta
Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq 83 licenca
Guvernatori Sejko takon Përfaqësuesin e ri Rezident të BERZH-it në Shqipëri, Hannes Takacs
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë