Trembëdhjetë viktima, tjetër ditë me mbi 700 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri
Trembëdhjetë pacientë me COVID-19 humbën jetën ndërsa 737 persona të tjerë u diagnostikuan të infektuar ditën e shtunë.
Ministria e Shëndetësisë raportoi se viktimat ishin të moshave 54-82 vjeç nga Tirana, Gjirokastra, Fieri, Lezha dhe Shkodra.
Autoritetet thanë se në laboratorët publikë e privatë u kryen 2,470 teste – 528 prej së cilave për arsye “depistimi” (kontrolli), – nga këto teste 737 persona rezultuan të infektuar me një pozitivitet 29.8-38%.
Kjo është dita e katërt radhazi, që pas 18 nëntorit, që autoritetet pikasin mbi 700 raste të reja me COVID-19, me një prirje që mbetet shqetësuese pasi vetëm këto katër ditë janë diagnostikuar 3,070 raste të reja – kaq raste pati periudha mars-korrik e pandemisë.
Kështu prej nisjes së pandemisë, totali i rasteve në vendin tonë ka shkuar në 32,196 – prej së cilave 16,042 aktive (49.8% totalit), – ndërsa 685 prej tyre (2.1%) janë mbyllur me pasojë vdekjen.
Gjatë ditës së sotme u deklaruan “të shëruar” 414 persona të tjerë duke e çuar totalin në 15,469 qytetarë (48% e totalit të rasteve) që kanë mundur ta mposhtin virusin.
Ministria e Shëndetësisë tha se në tre spitalet e Tiranës ku trajtohen të sëmurët me COVID-19 janë aktualisht të shtruar 443 pacientë (2.7% e rasteve aktive), prej së cilëve 10 janë në terapi intensive.
Diçka më shumë se gjysma e rasteve aktive me COVID-19 mbetet në qarkun e Tiranës (8,386 raste), ndërsa tejet shqetësuese paraqitet situata edhe në Fier (1,204 raste) dhe Durrës (1,184 raste).
Të dhëna domethënëse:
- COVID-19 u ka marrë jetën shtatë mjekëve: Anibal Byberi, Hysni Shkjau, Arian Pushi, Esat Pashaj, Muharrem Xhepexhiu, Ilirjan Draçit dhe Shaqir Shehu;
- dita e fundit pa viktima në raportet ditore: 24 shtator;
- më shumë të shëruar në një ditë: 564 raportuar më 16 nëntor;
- më shumë të infektuar në një ditë: 836 raportuar më 20 nëntor;
- më shumë viktima në një ditë: 15 raportuar më 20 nëntor;
- viktima në moshë më të re: fëmijë 16 muajsh raportuar më 20 nëntor;
Masa të rëndësishme:
- prej 17 nëntorit ndalohen tubimet partiake dhe grumbullimet me më shumë se 10 persona; lexo më shumë këtu;
- prej 11 nëntorit ndalohet lëvizja dhe aktiviteti i bareve dhe restoranteve prej orës 22:00 deri në 06:00; lexo më shumë këtu;
- prej 15 tetorit maska është e detyrueshme edhe në mjedise të hapura dhe të mbyllura, lexo më shumë këtu;
- prej 23 korrikut testi për COVID-19 me tamponë kryhet edhe në klinika private; lexo më shumë këtu;
- prej 20 korrikut ndalohet muzika pas orës 20:00, lexo më shumë këtu;
Të dhëna mbetur të paqarta:
- nuk ka raportime vdekjesh jo-spitalore me COVID-19;
- nuk ka raportime vdekjesh të pacientëve që janë dërguar për trajtim më të specializuar jashtë shtetit;
- të paktën 10 raste pacientësh të infektuar nga COVID-19, nuk figurojnë në rastet e përgjithshme të të infektuarve, çështje për të cilën Euronews Albania ka kërkuar shpjegime, por nuk ka marrë përgjigje nga autoritetet, lexo më shumë këtu;
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West