“Trëndafilin kur ta dhashë”, Ansambli Popullor koncert dedikuar dashurisë
Në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit u ngjitën në skenë këngët dhe vallet më të bukura shqiptare, dedikuar dashurisë.
“Trëndafilin kur ta dhashë” ishte koncerti që u ngjit në skenë këtë fundjavë nga trupa e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore.
Koncerti, që çeli sezonin artistik të Ansamblit Popullor, prezantoi një udhëtim muzikor nga Veriu, Shqipëria e Mesme deri në Jug, ku u përjetua pasuria kulturore, magjia e këngës shqipe dhe bukuria e valleve tona tradicionale.
“Trëndafilin kur ta dhashë” përmbante këngë, valle, dhe pjesë vokale, të cilat trajtuan të gjitha tematikën e dashurisë.
Në shfaqje interpretuan solistët e Ansamblit Kombëtar, grupi i valleve, grupi vokal dhe orkestra.
Publiku shijoi, mes të tjerash, vallen e Çamërisë apo vallen e Shqipërisë së Mesme, ndërkohë që qershia mbi tortë ishte Kërcimi i Tropojës, i interpretuar nga trupa e Ansamblit.
LEXONI GJITHASHTU:
Ikonat e Onufrit dhe Shpatarakut tërheqin turistët, rritet interesi për Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë
Shtëpia ku lindi i madhi Faik Konica në harresë, thirrje që të kthehet në muze
Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore
- 22:29 AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik
- 22:23 Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores
- 22:21 Deputeti i PS-së, Qose: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë
- 22:11 Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja
- 22:10 “PD me 35 amendamente në Komitetin BE-Shqipëri”, Spahia: Pasqyrojnë shqetësimet e qytetarëve dhe raportet e ndërkombëtare
- 21:59 Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset