“Trimoshët e BKH me patllake”, reagon SPAK pas deklaratës së Ramës

14 Dhjetor 2025 | 15:53

Në një reagim zyrtar për mediat, Byroja Kombëtare e Hetimit, BKH, ka sqaruar ngjarjen e ndodhur më 20 nëntor 2025, kur tre hetues të BKH-së janë paraqitur në ambientet e Këshillit të Ministrave për të ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Posaçme për pezullimin e Zëvendëskryeministres, Belinda Balluku.

Sipas deklaratës, gjatë hyrjes në Këshillin e Ministrave, hetuesit janë informuar nga Garda e Republikës se, sipas rregullave të institucionit, nuk lejohej hyrja me armë zjarri në ambientet e brendshme. Hetuesit janë kërkuar të depozitojnë armët në dollapët e sigurisë të cilët janë të monitoruar me kamera. Pas verifikimit të sigurisë, ata kanë depozituar armët dhe kanë vijuar me veprimet procedurale, duke theksuar se në asnjë moment nuk ka pasur ndonjë debat apo përplasje mes hetuesve të BKH-së dhe Gardës.

Në fund, BKH thekson se e drejta e hetuesve të saj për mbajtjen e armëve të zjarrit mbështetet në ligjin nr. 25/2019, që parashikon se oficerët e Policisë Gjyqësore, përfshirë ata të BKH-së, mund të pajisen me armë zjarri sipas legjislacionit në fuqi.

Ky reagim vjen pas deklaratave të Kryeministrit Edi Rama lidhur me këtë ngjarje, dhe qartësimi është bërë për të disiplinuar çdo keqkuptim të mundshëm.

REAGIMI I PLOTË:

Në përgjigje të kërkesave dhe interesit të medias lidhur me deklaratën e Kryeministrit të Shqipërisë, z. Edi Rama, Byroja Kombëtare e Hetimit sqaron sa më poshtë:

Më datë 20 nëntor 2025, tre hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) janë paraqitur në ambientet e Këshillit të Ministrave për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë, nr. 118, datë 19.11.2025, përmes të cilit është vendosur masa e pezullimit nga ushtrimi i detyrës ndaj Zëvendëskryeministres, znj. Belinda Balluku.

Në hyrjen e brendshme të Këshillit të Ministrave, hetuesit janë informuar nga Garda e Republikës se sipas rregullave në fuqi, nuk lejohet hyrja me armë zjarri në ambientet e brendshme të institucionit. Njëri prej hetuesve ka kërkuar sqarim mbi mënyrën dhe vendin e depozitimit të armëve. Garda e Republikës i ka orientuar që armët të liheshin në dollapët e posaçëm të sigurisë, në hyrje të institucionit.

Pas verifikimit se ambienti i depozitimit ishte i sigurt dhe i monitoruar me kamera, hetuesit kanë depozituar armët dhe kanë vijuar normalisht me kryerjen e veprimeve procedurale.

Theksojmë se në asnjë moment nuk ka pasur debat apo përplasje mes hetuesve të BKH-së dhe Gardës së Republikës.

E drejta e hetuesve të BKH-së për mbajtjen e armës së zjarrit mbështet tek ligji nr. 25/2019 “Për organizimin dhe funksionimin e Policisë Gjyqësore”, ku neni 31, pika 3, parashikon shprehimisht se oficerët e Policisë Gjyqësore, përfshirë ata të Byrosë Kombëtare të Hetimit, pajisen me armë zjarri sipas legjislacionit në fuqi për përdorimin e tyre.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026