Tritan Shehu: Po kërkohet të dilet nga koncepti tradicional i familjes

3 Nëntor 2021 | 21:18

Tritan Shehu, deputet i Partisë Demokratike thotë se me ndryshimet e propozuara në Kodin e Familjes po kërkohet që të dalim nga koncepti tradicional i familjes. Ish-ministri i Shëndetësisë shprehet se për ndryshimin e procedurave për birësimin nuk ka pse preket Kodi i Familjes.

“Thuhet se birësimi mund të bëhet nga çifte heteroseksuale që janë në bashkëjetesë prej 3 vitesh. kjo do të thotë se familja mund të krijohet dhe jashtë martesës. Për konceptin tonë, familja nuk është bashkëjetesë. Në këtë mënyrë prekim familjen dhe krijojmë një imazh tjetër nga ajo që kemi dhe në Kushtetutë. Kërkohet që të dalim nga koncepti tradicional dhe historik i familjes”, shtoi ai.

Shehu deklaroi se nuk duhen hequr kufizimet për birësimin por ato duhen shtuar pasi në të kundërt ekspozojmë para rreziqeve fëmijët.

“Thuhet se një 21 vjeç mund të adoptoi një 3 vjeç dhe kjo për mua e ekspozon fëmijën para rreziqeve. Kjo mund të bëhet për një familjar që ka lidhje të ngushta me fëmijën megjithëse në këto raste do të preferoja më shumë kujdestarinë se sa birësimi”, përfundoi deputeti i PD.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026

Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia

Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë mbrëmje në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me protestën qytetare...
21:41 | 02/07/2026