EMRI| Kush është kreu lokal i PD-së që iu vendos tritoli në banesë
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në orën 2 të mëngjesit në verandën e banesës së Preng Pjetrit në fshatin Ungrej të Lezhës.
Si pasojë e shpërthimit fatmirësisht nuk ka patur të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale.
Ashtu si shihet dhe nga pamjet, shpërthimi ka qenë shumë i fortë duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Në momentet e shpërthimit në banesë ka qenë Preng Pjetri sëbashku me bashkëshorten dhe nënën e moshuar.
Preng Pjetri mban detyrën e kreut të degës së Partisë Demokratike në Ungrej ndërsa po hetohet nëse kjo ngjarje ka të bëjë me përfshirjen e tij në politikë.
Ndërkohë lidhur me këtë rast ka reaguar përmes një statusi në Facebook deputetja e Pd Lindita Metaliaj e cila e ka cilësuar këtë sulm si një akt terrorist ndaj dëmokratëve.
Policia ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes dhe motiveve te saj.
LEXONI GJITHASHTU
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
“U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 13:15 “U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera