Tritol shtëpisë së kushëririt të Nuredin Dumanit në Durrës
Një shpërthim me lëndë plasëse ndodhi mbrëmjen e së hënës në oborrin e një shtëpie në lagjen Nr.14 në Durrës, njohur ndryshe dhe si “Nishtulla”.
Burime për Euronews Albania bënë me dije se shpërthimi ndodhi në banesën e një të afërmi të të shumëkërkuarit Nuredin Dumani.
Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 21:30 dhe dyshohet “të ketë qenë një sasi e vogël lënde plasëse”.
Shpërthimi ka ndodhur në oborrin e shtëpisë së Skënder Hoxhës. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.
Hoxha, 35-vjeç, thuhet se është kushëri i Nuredin Dumanit, i shpallur në kërkim nga policia për vrasjen e Bujar Çelës në Elbasan më 17 shtator.
Viktima ishte vëlla i Taho Çelës, edhe ky i shpallur në kërkim dhe dyshohet se ka qenë bashkëpunëtor me Dumanin në disa ngjarje kriminale, si grabitja e disa milionë eurove në aeroportin e Rinasit, apo dhe vërasja e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës.
Dumani dyshohet të ketë lidhje edhe në vrasjen e Emiljano Ramazanit, Anxhelo Avdisë dhe Dorjan Shkozës vrasje të kryera në muajt korrik dhe mars të këtij viti.
Për kapjen e Dumanit policia ka vënë si shpërblim shumën prej 10 mijë eurosh.
Lexoni gjithashtu :
Vritet në një atentat në Elbasan vëllai i të shumëkërkuarit Talo Çela
Nuredin Dumani në kërkim nga policia si i dyshuar për vrasjen e Bujar Çelës në Elbasan
Protestuesit qëndrojnë në shesh, pritet ta gdhijnë para Kryeministrisë. Marshime edhe në rrugët e Tiranës
Rama të hënën vizitë në Paris, Euronews Albania zbulon detaje nga agjenda
Çepani: Shqipëria do jetë ndryshe pas kësaj proteste, gjithçka do ndryshojë
- 00:05 Gjermania mund me vështirësi Bregun e Fildishtë në minutat shtesë
- 23:58 Protestuesit qëndrojnë në shesh, pritet ta gdhijnë para Kryeministrisë. Marshime edhe në rrugët e Tiranës
- 23:45 Disa sulme me sëpatë në Skoci, plagosen 5 persona. Autori vihet në pranga (VIDEO)
- 23:30 Vance niset drejt Zvicrës, zbulon prioritetet kryesore për negociatat me Iranin
- 23:21 Rama të hënën vizitë në Paris, Euronews Albania zbulon detaje nga agjenda
- 23:06 Çepani: Shqipëria do jetë ndryshe pas kësaj proteste, gjithçka do ndryshojë