Tritoli në agjencinë funerale për një borxh të pashlyer, identifikohet autori

31 Gusht 2024 | 09:35

Policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në lagjen “Skënderbeg” në orët e para të mëngjesit të dy ditëve më parë.

Është identifikuar dhe është shpallur në kërkim 35-vjeçari B. P., me precedent penal për armëmbajtje pa leje.

Nga veprimet hetimore dyshohet se për shkak të një borxhi të pashlyer, ky shtetas ka hedhur në derën e agjencisë funerale në pronësi të bashkëshortëve F. F. dhe A. F., një sasi lënde plasëse, nga shpërthimi i së cilës u shkaktuan vetëm dëme materiale.

Vijon puna për kapjen e 35-vjeçarit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026